RRETH NESH

       

              Auto Start Group “ASG” Sha ka mbi 15 vite në tregun shqiptar, është një prej kompanive më të besuara në tregun e automjeteve në Shqiperi. Përkushtimi, angazhimi, cilësia e shërbimit, niveli i lartë i profesionalizmit dhe çmimet konkuruese janë arsyet që ne shtrijmë suksesin tonë në fushen e pjesëve te këmbimit. Në vite kemi siguruar pjesë me cilësi të lartë per automjete të ndyshme duke i shpërndare në mbarë vendin.

            Ne kemi një ekip profesionist që punon intensivisht për të ofruar një linjë të plotë dhe konkurruese të pjesëve të këmbimit, duke suportuar klientet tane në aspektin teknik dhe kohor.

            Synimi jonë është që vazhdimisht të përmirësojme shërbimet tona duke mbajtur të njëjtin trend në rritje te nevojave dhe ndrushimeve teknologjike. Në inventarin tone numërohen mbi 15,000 artikuj gjendje, duke mbuluar një gamë të gjerë pjesësh për automjete të ndryshme. Auto Start Group është me të vërtetë një emër i dallueshëm kur behet fjale për sigurinë dhe disponueshmërinë e pjesëve të standarteve të larta.

            Ajo që është kënaqësia e klientëve tanë mbi shërbimet dhe cilësine e produkteve tona, për stafin tonë përbën frymëzim dhe përkushtim duke rritur dhe më shumë pergjegjësine tonë ndaj klientit . Ne ndërtojmë marrëdhënie reciprokisht të dobishme me klientët tanë, duke u ofruar atyre premium dhe çmime konkuruese.

            Ju mund të kryeni blerjet tuaja kudo që ndodheni duke i bërë porositë tuaja nëpërmjet emailit ose telefonit, që ndodhet tek rubrika e kontakteve.

            Faleminderit për bashkëpunimin tuaj

 

 

 

 

 

Na kontakto | Privacy Policy |